Voltana Ademi e ftuar në „Arnautistan“ në MCN TV, u shpreh se Shkodrës i është mohuar e drejta për të zgjedhur.
Sipas saj, mandati i një kryetrai mbaron kur mandatohet një kryetar I ri bashkie, dhe një gjë etillë nuk është respektuar në Shkodër
„Unë jam një kryetar i zgjedhur, une biles pretendoj se Shkodrës, i është mohuar e drejta për të votuar, për të zgjedhur, pse duhet të jetë një kryetar i zgjedhur me nje mandat 4 vjeçar.
Mandati i një kryetari bashkie mbaron kur mandatohet një kryetar tjetër, prandaj kjo nuk është respektuar në Shkodër, nuk është respektuar parimi i të drejtës në nivel vendor, ashtu sic e thotë kushtetuta“.
Ademi thotë se procesi i ligjitemitetit të zgjedhjeve do të ndodhë kur të ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese.
“Procesi i ligjitimitetit dhe i zgjedhjeve në nivel qëndror do të ndodh kur të ketë një vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese, dhe të gjithë presim që të plotësohet ky kusht.
Une mendoj se në Shqipëri do të duhej të respektohet vendimi i kushtetuses, jo vetëm nga presidenti por edhe institucionet tjera do të duhej ta respektonin këtë vendim”



