Haxhiu për mesazhin e Ramës: Mënyrë për të shmangur përplasjet me Spak-un

Haxhiu për mesazhin e Ramës: Mënyrë për të shmangur përplasjet me Spak-un

Në emisionin "Te Paekspozuarit" në MCN, gazetari Baton Haxhiu diskutoi mesazhin që Edi Rama i ka dërguar kandidatit për deputet të Tiranës, Etjen Xhafaj. Haxhiu theksoi se Rama është duke kërkuar një qëndrim të kujdesshëm për të shmangur përplasje të mundshme me institucione si Spak-u, i cili ka një mbështetje të madhe në publik.

Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e disiplinës dhe ruajtjen e balancës politike, duke shmangur përplasje me Bashkimin Evropian dhe duke mbrojtur interesat e Partisë Socialiste.

“Edi Rama ka një qëndrim të tillë për arsye se, Spak-u ose prokuroria speciale, ka një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme në publik. Kjo pëlqyeshmëri arrin mbi 70%. Ballafaqimi me këtë pëlqyeshmëri, ose refuzimi i kësaj pëlqyeshmërie, është i rrezikshëm dy muaj para zgjedhjeve.

E dyta, Partia Socialiste ka pasur një qëndrim për formimin e këtij institucioni special. Dhe fakti që ky institucion është produkt i saj, por edhe i tjerëve, domethënë, të jesh ose të përballesh me të është problematik.

E treta ka të bëjë me rastin e Erion Veliajt, ku Edi Rama e bën betejën. Ai nuk e bën betejën kundër Spak-ut, por për drejtësi. Rama thotë, ose ka një qëndrim, që drejtat dhe liritë e njeriut janë ato që prevalojnë mbi një drejtësi burokratike.

Ç’ia bie kjo? Kjo do të thotë që Erion Veliaj kërkon të mbrohet në liri dhe jo që të tjerët të fajësojnë Spak-un për padrejtësi ndaj tij. Këto janë dy koncepte keqësisht të ndryshme.

Prandaj, ky është reagimi i Edi Ramës. Dhe krejt në fund, desha të them që Edi Rama e do disiplinën, dhe Erion Veliaj mund të shfaqë problematika brenda Partisë Socialiste, për arsye se ai ka adhuruesit e vet, ai ka njerëzit që e përkrahin. Ju e keni parë demonstrimin atje, që ka qenë jo vetëm aq, por shumë më skandaloz.

Ka qenë shteti kundër shtetit, domethënë ka qenë një prej pikave më të shëmtuara. Një shembull i tillë ka qenë kur përfaqësuesit e bashkisë e mbrojnë Erion Velinë para institucioneve shtetërore. Këto shmangie duhet të jenë apriore, domethënë nuk duhet të mendohet se këto janë shmangie. Këto janë paqartësi elementare civile dhe juridike të njerëzve që punojnë brenda shtetit.

Mendoj që Edi Rama e ka zgjedhur këtë gjuhë për disa arsye: një për të disiplinuar, dy për të mos u ndeshur me shtatëdhjetë përqindëshin e popullatës shqiptare që e përkrahin, dhe tre për të shmangur përplasje ndërkombëtare, sidomos me Bashkimin Evropian, i cili është përkrahësi më i madh i Spak-ut dhe i reformës në drejtësi.

Këto janë arsyet pse Rama i drejtohet kështu, edhe pse unë, me të thënë drejtën, kam lexuar edhe letrën e Fatmir Xhafajt. Kjo letër ka qenë më shumë një arsyetim për miqësinë sesa një ndihmë për Erion Veliajn. Pak a shumë, mund ta konstatoj se ajo letër ka qenë pak më e hershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy