Votimi për arrestimin e Ahmetaj, Tabaku: Iku mburoja e fundit politike, duhet mbështetje maksimale për SPAK

Votimi për arrestimin e Ahmetaj, Tabaku: Iku mburoja e fundit politike, duhet mbështetje maksimale për SPAK

Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, mazhoranca dhe opozita i kanë hequr imunitetin e deputetit Arben Ahmetaj. Menjëherë pas këtij vendimi, deputetja demokrate Jorida Tabaku në një prononcim për emdiat u shpreh se Spak duhet të vijojë dhe më tej hetimet , ndërsa e cilësoi të drejtë këtë kauzë të PD e cila ka mundur të cojë para dfrejtësisë tre ministra të qeverisë. “Nga sot iku dhe mburoja e fundit politike për Arben Ahmetaj dhe duhet ti kërkojmë SPAK përditë informacione se çfarë po ndodh me inceneratorët dhe pjesën tjetër të të hetuarve. Mendoj se kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe me anën e së drejtës ka arritur të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Duhet të kërkojmë llogari dhe ti kërkojmë që ata të bëjnë më shumë”. E pyetur se ka zëra se në dosje ka dhe emra nga radhët e opozitës, Tabaku e ka mohuar diçka të tillë duke u shprehur se fokusi duhet të jetë te vendimmarrja e maxhorancës. “Nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita në atë dosje, por fokusohuni te vendimmarrja e maxhorancës kjo është një shembull se si ngrihet qeveria në këmbë për të ndihmuar dy biznesmenë që s’kishin asnjë kapital dhe aset dhe opozita i qëndroi në këmbë 6 vite për ta denoncuar këtë aferë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy