Berisha: Do të ndalohet me ligj veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri

Berisha: Do të ndalohet me ligj veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri

Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi ndalimin me ligj të Fondacionit Soros në Shqipëri, kur Partia Demokratike të jetë në qeveri. 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së kryedemokrati u shpreh: 

"Një ligj siç ishte ligji që u bë për dekomunistizimin do të bëhet dhe për desorosizimin. 
Do të ndalohet veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri si një rrezik i vërtetë kombëtar. 
Me ligj do të ndalohet bashkëpunimi i organeve shtetërore, administratës me organizata sorosiane. 
Me ligj do të garantohet se kurrë qoftë edhe në referendum nuk do të mundet kush kurrë se do të luhet me familjen, me prindin, me gjininë përveç atyre që ka përcaktuar Zoti dhe natyra. 
Ndaj dhe është e domosdoshme të shumëfishojmë energjitë, forcat për një bashkim të madh dhe të fuqishëm me të gjitha forcat politike që ndihen të përgjegjshme para qytetarëve shqiptarë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy