Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur sot në SPAK, në shoqërinë e avokatit të tij.

Në një raportim për MCN Live, gazetari Arsen Rusta tha:
"MCN Live ka mundur të mësojë se ai i është përgjigjur një fletë-thirrje të prokurores Dorina Bejko. Këtë herë ai është në shoqërinë e një avokati për shkak se deklarimet e tij konsiderohen të rëndësishme dhe mund ta bëjnë atë me përgjegjësi penale. Mcn Live është interesuar nëse sot ka një cilësi të re Spahia, do të merret apo jo i pandehur, momentalisht jo, ai po pyetet si person në dijeni të rrethanave të hetimit. Por ndaj tij mund të ndryshojë cilësia, si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Por prania e tij me avokat tregon që fati i z.Spahia do të jetë procedimi penal që do ta bëjë me përgjegjësi. Bëhet fjalë për një kallëzim për kohën kur ishte kryebashkiak i Shkodrës".



