Zjarret në Shkodër, Angoni: Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë. Spahia: Qeveria të jetë më prezente

Zjarret në Shkodër, Angoni: Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë. Spahia: Qeveria të jetë më prezente

Situata nga zjarret në Shkodër ka qenë kritike, veçanërisht në Bërdicë, ku tre banesa u dogjën. Ndërhyrja ka qenë e vështirë dhe mjetet zjarrfikëse në terren janë të pakta.

Ndërkohë, prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ka thënë se situata paraqitet e vështirë edhe në Vilëz, për shkak të terrenit.

Jemi në një situatë kritike. 60 forca të ushtrisë në terren. Shumë e vështirë ndërhyrja në Vilëz për shkak të terrenit. Prioritet është jeta e njerëzve dhe e banesave të tyre. Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë Shkodër, sidomos në Vilëz. Flitet për situata të menaxhueshme, nuk është koha për helikopterë. Duhet të bëjmë denoncime për çdo rast të dyshimtë, duhet solidaritet në këtë situatë.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri, atje ku është e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që qeveria të jetë më prezente.

Jemi përballur me një situatë të vështirë me disa vatra zjarri në kohë të njëjtë. Falë punës së zjarrfikësve janë dominuar këto situata. Nevojiten mjete nga ajri aty ku është e pamundur ndërhyrja. Do duhej qeveria të ishte me prezentë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy