Vendosja e Portit të Shëngjinit në dispozicion të Italisë për të sjell në Shqipëri emigrantët e jashtëligjshëm, duket se ka zënë në befasi deputetin socialist të PS, Eduart Ndreca. Ai ka mbetur pa fjalë por të tjerët nga radhët e PS shprehen të gatshëm për ta votuar në parlament. Nga ana tjetër deputetët e opozitës kërkojnë transparencë.



