Rama: Në Itali, një faturë dritash kushton 600 euro në muaj!

Rama: Në Itali, një faturë dritash kushton 600 euro në muaj!

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, i gjendur së fundmi përballë protestave të qytetarëve shqiptare, ka zgjedhur të bëjë krahasim të faturës që dritave që paguan një qytetar italian.

Në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka publikuar faturën e energjisë elektrike të një qytetari shqiptar që jeton në Firence të Italisë. Ai thekson se ka paguar 600 euro energji elektrike, edhe pse në Itali rrogat që marrin janë 1500 euro.

Postimi i Ramës:

Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst:

Zoti Kryeministër!

E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë ca jane te futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.

Po ju nis faturën e famijes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qera këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy