
Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me sipatizantët në Kombinat, ku i ka ftuar këta të fundit që ti bashkohen protestës së opozitës për rëzimin e Edi Ramës. Në fjalën e tij, kryedemokrati paralajmëroi ish-ministrin Tahiri se nuk ka prokuror që do ta shpëtojë nga drejtësia. Sipas kreut të opozitës Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre.
“Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur. Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin dhe mundjen përfundimtare të së keqes”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike tha se beteja e nisur nga opozita në mbrojtje të demokracisë dhe interesit të shqiptarëve. Basha theksoi se kjo është një pakicë absolute që u bën milioner me paratë e drogës.
“Këta janë një pakicë absolute, që u bënë milionerë me paratë e drogës, që u bënë milionerë me konçesionet korruptive. Shqiptarët nuk kanë përfituar nga kjo. Një pakicë absolute që hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me krimin dhe drogën. Shumica e shqiptarëve janë të ndershëm. Ne përfaqësojmë këtë shumicë absolute. Le ta thërrasim, le ta bashkojmë, le ta përballim, le ta përmbysim pakicën që i ka marrë frymën vendit”, u shpreh Basha.



