Mediu tregon dy gjërat për të cilat ke më shumë nevojë në jetë

Mediu tregon dy gjërat për të cilat ke më shumë nevojë në jetë

Një mjek i mirë dhe një avokat i mirë janë dy gjërat më të rëndësishme në jetë sipas Fatmir Mediut. Në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ai u shpreh se lidhur me çështjen e Gërdecit veprimi i tij ka qenë ligjor dhe përgjegjshëm, ndërsa shton se është në këtë beteje për tu përballur me çdo gjë.

Në jetë ke nevojë për dy gjëra të rëndësishme, të kesh një avokat të mirë dhe doktor shumë të mirë. Përsa i përket çështjes sime, veprimi im ka qenë ligjor dhe i përgjegjshëm si politikisht dhe po ju them se nëse flasim për ligjin dhe drejtësinë jam i bindur se ka një veprim të paligjshëm. Jam në këtë betejë për tu përballur dhe mund të ketë çdo gjë në këtë përballje, por unë jam në zbatim të ligjit dhe standard moral.

Nuk kam ceduar asnjëherë kam qenë konstant përfaqësues i së djathtës dhe në zbatim të ligjit. Në momentin që ka ndodhur një ngjarje në pozicionin tim si ministër kam marrë përgjegjësinë time morale duke u dorëhequr. Unë kam vlerësuar punën e të gjithë kolegëve të tij. Ky Fatmir Mediu nuk ka lëvizur asnjë ushtarak kam respektuar ligjin. Dhe në çdo lloj rrethane po të kishte një problem që ishte i implikuar ministri kishte dijeni presidenti etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy