Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u foli mbështetësve të tij nga çadra e ngritur para Kryeministrisë.
Në ditën e dytë të protestës, Basha tha se kjo është një qeveri fasadë dhe e korruptuar që i kërkon popullit të heshtë.
Më tej, kreu i PD-së shtoi se kjo është një rrugë pa kthim dhe ka vetëm ecje drejt demokracisë së vërtetë, teksa nuk harroi të falenderonte mbështetësit e tij.



