Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Manastirliu: Mamografi falas në çdo spital rajonal

Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Manastirliu: Mamografi falas në çdo spital rajonal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të mos neglizhojnë shëndetin e tyre.

Manastirliu ka ndarë një video ku disa gra që kanë luftuar me kancerin e gjirit tregojnë betejën e tyre dhe u bëjnë apel grave dhe vajzave të vizitohen. Krahas videos, Manastirliu shkruan se është çelur sot fushata e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit.

“Me historitë frymëzuese të grave që me forcë e kurajë, po fitojnë betejën për jetën dhe thirrjen për çdo grua, që të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit, çelim sot fushatën e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë në video mesazh, Manastirliu thotë se sipas programit për diagnostikimin e hershëm të kancerit janë siguruar mamografi në çdo spital rajonal, nga veriu në jug dhe ky shërbim është falas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy