Qafoku flet për situatën në PD: Nuk ka burrë nëne të llogarisë kush do fitojë

Qafoku flet për situatën në PD: Nuk ka burrë nëne të llogarisë kush do fitojë

Situatën në Partinë Demokratike gazetari Roland Qafoku e sheh si të habitshme. Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV Qafoku tha se tashmë nuk mund të llogaritet se kush do fitojë PD-në, por sipas tij pas 8 vitesh që në këtë parti nuk ndodhte asgjë, tashmë po ndodh. Gazetari gjithashtu shtoi se nga gjithë kjo që po ndodh në PD Basha nuk del i fortë dhe i çliruar pasi nuk i ka marrë vendimet vetë, por se ia kërkuan amerikanët.

“PD është në situatën më të habitshme që nuk ka burrë nëne të llogarisë kush do fitojë. Kjo është një gjë që pas 8 vitesh që nuk ndodhte asgjë në PD, po ndodh. Të marrësh faktin që Berisha e nisi këtë betejë pas shkarkimit, nuk shkon, të marrësh faktin që Basha po i përjashton një nga një prapë nuk shkon, por po shikojmë një Bashë më të fortë nga gjithë kjo që po ndodh, por ne e dimë që Basha nuk është i fortë. Basha nuk është i çliruar, do ishte nëse do ta kishte bërë vetë këtë dhe jo se i thanë amerikanët. Këtë e bënë amerikanët, nuk e bëri vetë. Ne nuk kemi parë një politikë moderne të Bashës, nuk ulet një herë të bëjë një shkrim, një koment...”, tha Qafoku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy