SHBA dhuratë Policisë së Shtetit, pajisje teknologjike me vlerë 385 mijë dollarë

SHBA dhuratë Policisë së Shtetit, pajisje teknologjike me vlerë 385 mijë dollarë

Shërbimi i Sigurisë Diplomatike (DSS) dhe Shërbimi i Ndihmës së Antiterrorizmit ATA, programe të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurimit, në ambasadën e SHBA-së, në Tiranë, kanë dhuruar për Policinë e Shtetit, pajisje me vlerë rreth 385 000 dollarë.

Donacioni iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith dhe Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Karen Riley.

Rrumbullaku falënderoi dy zyrtarët, për donacionin me pajisje bashkëkohore, të cilat do t’i ndihmojnë punonjësit e Drejtorisë së Antiterrorit dhe të Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike, në Institutin e Policisë Shkencore, në punën e tyre.

Zëvendës Ambasadori dhe Drejtori i Përgjithshëm theksuan se bashkëpunimi mes agjencive ligjzbatuese të SHBA-së, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Policisë së Shtetit, është i shkëlqyer, pasi është i ndërtuar mbi baza besueshmërie dhe vendosmërie të përbashkët në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ata theksuan rëndësinë e këtij donacioni, i cili vjen pikërisht në momentin e duhur për të përballuar sfidat globale, siç është tashmë edhe kërcënimi nga krimi kibernetik.

Donacioni përfshin servera dhe pajisje të ndryshme bashkëkohore për ekzaminimet kompjuterike dhe për shtimin e kapaciteteve për ruajtjen e të dhënave, me qëllim rritjen e ekspertizës në fushën e hetimit të ngjarjeve kriminale, me objekt terrorizimin, krimet e rënda dhe krimin e organizuar.  

Këto pajisje do të jenë në përdorim ekskluziv nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Sektori i Ekzaminimeve Kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore. 

Me qëllim trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për përdorimin e pajisjeve bashkëkohore të përfshira në donacion, do të zhvillohet një trajnim i organizuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe nga Zyra e Sigurimit në këtë ambasadë.

Vënia në përdorim e këtyre pajisjeve nga punonjësit e Policisë së Shtetit, do të rritë kapacitetet hetimore dhe përqindjen e zbulueshmërisë së veprimtarive kriminale me objekt terrorizimin, krimet e rënda dhe krimin e organizuar.  

Ky është donacioni i dytë i dhuruar brenda këtij viti, me ndërmjetësim nga Zyra Rajonale e Sigurisë në ambasadën e SHBA-së, në Tiranë. Mbështetje me donacione nga agjencitë ligjzbatuese amerikane, për strukturat e Policisë së Shtetit, ka patur edhe gjatë viteve 2019 dhe 2020. Pajisjet e dhuruara kanë mundësuar rritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy