Nano: Refuzimi i Holandës, shkak imazhi negativ që kanë krijuar shqiptarët

Nano: Refuzimi i Holandës, shkak imazhi negativ që kanë krijuar shqiptarët

Refuzimin e Holandës ndaj çeljes së negociatave ndaj Shqipërisë, analisti dhe gazetari Musatafa Nano e sheh si imazh të keq që kanë krijuar holandezët për popullin shqiptar dhe jo vetëm si fakt i mungesës së Gjykatës Kushtetuese apo moszabtimit të reformës në drejtësi.

I parë me sytë e një holandezi është një qëndrim korrekt dhe normal. Imazhi i shqiptarëve në Holandë dhe rrroturll është i keq. Mediat flasin për shqiptarë që kryejnë veprime të natyrës kriminale. Kjo ka bërë që holandezët të kenë një mendim të keq për shqiptarët. Më shumë sesa për klasën politike është një vlerësim që u bëhet shqiptarëve në tërësi. Është imazhi që kemi pasur dikur në Itali. Në Europën Veriore, shqiptarët janë duke lënë nam”, tha Nano.

Sipas tij, dy kundërshtitë që ngre Holanda: mosplotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligji për mediat janë thjesht një arsyetim për hir të të qenit politikisht korrekt.

Nuk duan ta shprehin hapur arsyen pse na refuzojnë. Ata e lidhin refuzimin e tyre me situata të natyrës politike, si ligji i medias apo përparimi i munguar i reformës në drejtësi”, tha Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy