Zhvillohet këtë të martë mbledhja e bashkëpunimit e nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit ministror.
Delegacioni qeveritar është i përbërë nga zëvendëskryeministrja, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu si dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
Ky është takimi i parë që nga themelimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik që u krijua më 6 janar 2021, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit.



