Klevis Balliu tha në MCN Live se sistemi kriminal për vjedhjen e votave është perfeksionuar.
Balliu ngriti pyetjen se përse opozita i ka gjetur faktet dhe provat e farsës elektorale, ndërsa prokurorët e SPAK-ut nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Balliu tha se nuk i njeh zgjedhjet, dhe procesi i numërimit po shërben për të akumuluar më shumë fakte dhe prova.
Po ashtu ai u shpreh se në PD kanë punuar të gjithë, secili në formën e vet, si kandidatët në listën e hapur po ashtu edhe në listën e mbyllur.
“Është vërtetuar që është ngritur një sistem kriminal për vjedhjen e votave, që është perfeksionuar, dhe ky është problemi kryesor. Farsa elektorale e stërvërtetuar me disa fakte, siç ishte ajo e djeshmja e ‘trenit bullgar’. Ne i gjetëm këto prova dhe fakte, po këta prokurorët e jashtëzakonshëm që do bënin namin, pse s’i gjetën?!
Pse i gjen opozita dhe s’i gjejnë këta?! Pse e gjeta unë zyrën ilegale elektorale dhe s’e gjetën këta?! Si ato ka pasur shumë zyra. S’është detyra e opozitës të kapë krimin e organizuar! SPAK të bëjë detyrën, të arrestojë hajdutët. Po i arreston? Jo. Sistemi është ngritur dhe perfeksionuar”.
Për shqiptarët gjëja e fundit që është në interesin e tyre është çfarë bëhet me statutin e PD-së. Nëse themi që këtu janë vjedhur zgjedhjet çdo analizë tjetër është boshe, s’ka vlerë. Themeli i problemeve tona është që mungesa e drejtësisë i jep mundësinë hajdutit të vazhdojë procedurat e veta. Janë bërë 36 denoncime gjatë fushatës.
Pse superprokurorët tanë s’kanë gjetur asgjë nga ato që kemi gjetur ne?! Ky Arkend Balla në zgjedhjet e fundit ka marrë 2 mijë vota, i ka herë 10 në zgjedhjet e fundit. I duhet ndonjë ndihmë SPAK-ut nga ne? Urdhëro provat. Do bëjë ndonjë punë apo?! Për Xhabaftin që e çuam në SPAK, nuk quhet organizatë thanë se ishte vetëm atje!”
Ai tha se nuk përjashtohen protestat, ndërsa u shpreh se PD do hyjë në Parlament.



