
Ne jemi kundër një hajduti që njihet si kreu i bandës “5D” dhe pronari faktik i inceneratorit.
Do mbahet mend si i vetmi kryebashkiak që vuri policinë për të mbrojtur veten.
Kështu tha në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, demokrati Belind Këlliçi, i cili e etiketoi kryebashkiakun Erion Veliaj si bandit ordiner i cili shpërdoroi taksat e qytetarëve dhe se ka turpëruar kombin.
I takon SPAK të ngrihen në lartësinë e detyrës e t’i përgjigjen një drejtësie pa regji.
Nuk na intereson nëse e pushkatoi sot politikisht Rama, më interesojnë qindra milionë euro të vjedhura nga Erion Veliaj.
Në vijim Këlliçi shtoi se sot firmosi kallëzimin e ri në SPAK ndaj kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.



