Berisha: Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë

Berisha: Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë

Në një tryezë me ekspertë të shquar të fushës së transportit dhe përfaqësues të interesave të qytetarëve të Durrësit, kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë.

 

Ai tha se nga të gjitha pasuritë publike që kanë shqiptarët sot, numri një është porti i Durrësit, i cili bashkë me trojet shkon në 3.8- 4 miliardë euro.

 

Sipas tij, porti i peshkimit u ndërtua me paratë e Bankës Botërore, dhe e morën dy trafikantë ndërkombëtarë.

 

Është një investim mijëravjeçar, por që ka shërbyer si kryeurë e lidhjes së shqiptarëve me Perëndimin dhe ka qenë në pozicionin e tij jashtëzakonisht strategjik dhe një faktor shumë i rëndësishëm në çmimet, në transportin e leverdishëm, etj. Historia e këtij korrupsioni të përmasave të pakufishme është e tillë. Durrësi në vitin 2013, duhet ta dini ju të gjithë, kishte zonën e përcaktuar për marinën e vet. 

 

Durrësi donte një port marine, nuk diskutohet. Qytetit i mungonte porti i peshkimit, i mungonte një port marinë. Porti i peshkimit u ndërtua me paratë e Bankës Botërore, por pavarësisht se u ndërtua, atë e morën dy trafikantë të damkosur ndërkombëtare, një Naim Bej dhe ky Gjergji Luca. Këta e morën atë se donin detyrimisht të kishin eksesin e tyre në profesionin që ushtronin. Por marina ishte e përcaktuar me projekt, me tender, me të gjitha midis Currilave dhe hotel Vollgës. 

 

Ishte bërë projekti, ishte bërë tenderi, ishte shpallur fituesi dhe do fillonte puna dhe Durrësi do bëhej me portin e marinës që i takonte, që i mungonte. Historia është kjo, është e regjistruar biseda e Edi Ramës me Ylli Ndroqin, në të cilën Edi Rama i thotë Ylli Ndroqit, i thuaj atij arabit tënd që pa 10 milionë euro nuk fillon punën. Ylli Ndroqi i thotë, unë për 10 milionë nuk i them dot. Kjo është e vërteta. Kjo është në dosje. 

 

Dhe ky refuzim rrëzoi projektin e shkëlqyer të portit të marinës për Durrësin, sepse Edi Rama donte së paku ryshfet 10 milionë. Dhe pastaj i vuri syrin portit mijëravjeçar. Port, i cili kishte mundësi thellimi dhe një tender ishte bërë për ta thelluar në mënyrë që të merrte anije gjer në 50 mijë ton. Alabari, një person kontraversal, duhet ta pranojmë, por investitor, deklaroi se unë do investoj gjithsej 70 milionë, kaq është kapitali im. Tjerat del se do investonte Franc Çopja për Edi Ramën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy