Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Eropiane për Bashkinë e Kolonjës, Ilia Stefo ka zhvilluar sot një takim me mësuesit e Ersekës ku iu ka premtuar investime në infrastrukturën arsiomore.
Në një postim në faqen e tij ne Facebook, Stefo shprehet se: “Mësuesit e përkushtuar të kësaj zonë vazhdojnë të nxjerrin nxënës cilësorë edhe pse në 25 vitet e fundit infrastruktura arsimore nuk ka pasur vemendjen që meriton. Me shume kujdes për shkollat tona”.
Kanditati i ASHE, për Bashkinë Kolonjë Stefo në fjalën e tij para mësuesve premton se: “Do të ristrukturojmë kampusin arsimor Ersekë, një qendër komunitare me ambiente bashkëkohore për mesimdhenie, kënde lojrash dhe hapësira sportive. Do të rikonstruktojmë Shkollën e Mesme të Bashkuar “Jani Vreto”, Leskovik si dhe shkollën e mesme të bashkuar në Fshatin Mollas”.



