“Shkelje dhe manipulime më 11 maj”, Gjunkshi tregon tri rastet kur janë blerë vota dhe janë përdorur asetet publike

“Shkelje dhe manipulime më 11 maj”, Gjunkshi tregon tri rastet kur janë blerë vota dhe janë përdorur asetet publike

Deputeti i PD Xhemal Gjunkshi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se në zgjedhjet e 11 majit ka pasur shkelje dhe manipulime flagrante. 

Gjunkshi risolli në vëmendje tri raste nga qarku i Dibrës, ku tregohet se përdoren asete publike, blihen direkt vota me para e tollona, dhe një rast kur prindi i një kandidati me pozicion polic, përfshihet për blerjen e votave. 

"Sapo përfundoi një proces, farsë elektorale, aspak në përputhje me parimet, rregullat e lojës. Atë që kanë parë qytetarët shqiptarë dhe po e sheh gjithë komuniteti europian është që gjatë zgjedhjeve ka pasur shkelje dhe manipulime flagrante. Unë kam qenë një nga kandidatët në qarkun e Dibrës, vetëm në Dibër unë vet si kandidat kam konstatuar: E para përdorimin e aseteve publike të Bashkisë Dibër, në interes të përfitimit të votave ndaj qytetarëve. 

Rasti konkret është bërë publik, është rasti në fshatin Luzni, ku Bashkia Dibër, kryetari i bashkisë, drejtori i burimeve të mbështetjes në kundërshtim me ligjin iu futën një procesi në mënyrë të paligjshme.  Këtë fakt e kam denoncuar e kam çuar në SPAK. Kam rezervat e mia, sepse SPAK-u duhet të kishte vepruar në kohë, dy javë para zgjedhjeve. Kemi rastin e parë të përdorimit të aseteve publike, që është bërë prezente edhe përmes një rezolute të jashtëzakonshme të Partive Popullore. 

Është rasti i blerjes së votave. Kemi rastin e Maqellarës ku biznesmeni Fiqiri Pali që ka marrë fonde publike për të ndërtuar bulevardin e qytetit të Peshkopisë, ka marrë fonde publike për të ndërtuar sheshin e Burrelit, ky biznesmen gjendet me makinën e tij përballë zyrës elektorale Maqellarë. Gjatë kontrollit nga prokurori u gjetën materiale zgjedhore, dollarë, tollona nafte, dhe i doli për zot jo vetëm pronari i mjetit qëndroi 7 orë në lokal, dhe policia s’guxoi që ta merrte këtë zotëri dhe të kontrollonte mjetin. 

Rasti i tretë është rasti kur në një fshat, prindi i kandidatit ishte polic i shtetit, i angazhuar për të blerë vota në interes të kandidatit. Kur drejtori i policisë nuk guxonte të merrte në telefon vartësin. Ndërkohë nga drejtuesi vendor i Policisë Dibër kallëzohem unë! I garantoj qytetarët e Dibrës që ky drejtues i Policisë së Shtetit shumë shpjet do përballet vet me shkeljen e ligjit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy