Gazetari Elvi Fundo në një lidhje skype me studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV e ka cilësuar kreun e PD Lulzim Basha si të çmendur, duke u shprehur se e ka përdorur partinë për bizneset e tij.
Ai tha se Basha ka mend vetëm për lekët dhe pazaret me Ramën duke shitur mandate deputetësh.
Bashën e ka lënë mendorja ka rohitur. Basha ashtu më duket ka lëshuar pëllumbat, ka ikur nga mendorja, ka rrjedhur. Ai e ka pasur mendjen tek lekët, pazaret me Edi Ramën, kunatin. Po ta blejë kryetarin e opozitës Rama kështu do vejë. Ai ka mend vetëm për lekët të shesë mandate deputetësh. Rama e ka kuptuar dhe s’ka pse të blejë asnjë votë sepse ka blerë Lulin. Basha është biznesmen e ka atë parti për biznes dhe i sherben Edi Ramës. Sali Berisha nuk shiste kurrë mandate deputetësh.



