Vokshi: Basha ka grabitur Facebook-un e LDGSH

Vokshi: Basha ka grabitur Facebook-un e LDGSH

Deputetja Albana Vokshi thotë se kreu i PD-së Lulzim Basha ka grabitur faqen në Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare. Në një postim në rrjete sociale, Vokshi shkruan se administratorja e faqes që i ishte dhënë leje për postime, ka hequr atë nga faqja dhe disa gra të tjera.

Sipas saj, ky është një veprim besëprerë dhe tashmë faqja do të përdoret për propagandën e Lulzim Bashës. Ajo shton se ata që kanë ekzekutuar urdhërin e Lulzim Bashës, duhet ta dinin se grabitja e faqes së LDGSH, uzurpimi dhe përdorimi pa leje i logos dhe simboleve të LDGSH përbën vepër penale

Uzurpim dhe prerje në besë - Lulzim Basha grabit faqen në Facebook të LDGSH. Kohë më parë i kisha dhënë personit përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë akses si administrator në faqen zyrtare të Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, me qëllim që të postonte direkt veprimtaritë e rëndësishme të PD-së. Por, disa ditë më parë, faqa e LDGSH u ‘grabit’ duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH”, shkruan Vokshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy