
Gazetari Mariglen Kume në MCN Live ka folur për fushatën politike te opozita për të cilën u shpreh se Rithemelimi për shkak dhe të situatës ku ka qenë nuk ka arritur të krijojë një platformë qeverisëse.
Ai tha se opozita ende nuk ka arritur të zgjidhë problemet brenda vetes dhe se arritja më e madhe nga marrëveshja e arritur është fakti që Rithemelimi u njoh si opozitë. Sipas tij marrëveshja e arritur i shërvben grupimit të Berishës.
Tani për shkak dhe të situatës që kanë pasur sigurisht nuk kanë arritur të krijojnë një platformë qeverisëse dhe në analizë të problemeve mund të jenë dhe shtyllat e programeve të tyre. Ajo që pritet të bëjë Rithemelimi është nisja me vendosjen e shtyllave forcuese në degët e tyre për të konkretizuar atë çështjen si parti dhe pastaj priten të kenë dhe grupe punë.
Ka pasur zëra brenda PD se opozita duhet të dalë me një qeveri në hije, pra të piketohen njerëzit që do të jenë oferta sepse përflitet dhe për një figurë kryeministri të mundshëm që të mos jetë Berisha.
Kjo është dhe për çështje elektorale sepse duhet të kuptojmë se pa vulë, logo, apo resurs të buxhetit që ofron shteti ky grupim i Rithemelimit është mbështetur vetëm te Berisha dhe mbështetësit që i kanë shkuar atij pas këto dy vite ndoshta dhe se votojnë nëse ai nuk del dhe udhëheqë atë fushatë.
Do i bëjnë kam përshtypjen dhe ata llogaritë e tyre politike. Qeveria në hije e propozuar nga Meta që të ketë një kandidaturë për kryeministër nuk ka ende emra sepse nuk është përqafuar ende si ide, sepse opozita s’ka pasur shumë kohë të merret me këtë pjesë. Në këtë kontekst mbetet në një moment të dytë pjesa e programit qeverisës që do të kenë.
Sa i përket reformës zgjedhore Kume tha se nesër përfundon afati dhe qartazi dështoi duke u shtyrë 3-4 herë.
Sipas tij pas dështimit të komisionit të reformës zgjedhore me ato dokumente që kanë prodhuar do të diskutohen me një grup pune i cili do të shërbejë në formën e një mini-senati si paradhomë e komisionit të ligjeve.
Nuk do të emërtohet me termin nënkomision, por e kanë quajtur grup pune me 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga maxhoranca.
Ajo që vlen të theksohet është pikërisht fakti se arritja më e madhe dhe kryesore e të gjithë kësaj marrëveshje të PS me Rithemelimit ishte fakti se kjo u fundit u njoh si opozita që kryeministri dialogon.
Do të diskutohen në këtë grup pune ligje të rëndësishme që do kalojnë më pas në komisionin e ligjeve me amendime dhe propozime dhe më pas kalon në parlament. Dhe reforma zgjedhore pritet të diskutohet në këtë grup pune me 6 anëtarë.
Emrat që përfliten nga PS pritet të jetë Klotilda Bushka, Plarent Ndreca dhe Damian Gjiknurio ndërsa nga ana tjetër Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe emri i tretë është mbajtur disi sekret dhe mbase e sqarojnë sot në mbledhjen e grupit.



