Fondet e IPARD, Kikia: Ne do paguajmë me taksat tona koston e këtij abuzimi (VIDEO)

Fondet e IPARD, Kikia: Ne do paguajmë me taksat tona koston e këtij abuzimi (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia, thotë se abuzimi me fondet e IPARD janë në të njëjtën linjë me skandalin te spitali Onkologjik dhe me prekjen e shtresave të shoqërisë në nevojë.

Për MCN Live, Kikia deklaroi se mbështetja e Bashkimit Europian për bujqësinë, është dhënë për të mbështetur fermerin për ta shndërruar në prodhues dhe si përpjekje për të frenuar braktisjen totale të fshatit.

Drupal Ad

Kur zbulohet që këto para kanë shkuar po tek ai që ka detin, malin, ajrin, fushën dhe kur paratë i merren atij fermerit që digjet në fushë, kjo është lebetitëse.

Se do dhe një serë, pasi ka marrë qindra milionë euro, merr pikërisht ato paratë që do i jepeshin fshatarit.

Pasi u zbulua kjo aferë dhe ata në BE nuk presin që hajdutëria të shkojë deri në fund, por mbyllin rubinetin.

Me këto para që është bërë sera te inceneratori, janë bërë vila me pishinë, agroturizme, këto para BE thotë mi kthe kokërr më kokërr dhe do i paguajmë ne.

Dhe ky që është sot në serë, me ato taksa që paguhen do mblidhen ato 35 milionë euro dhe do i kthehen BE-së, ne do paguajmë me taksat tona, koston e këtij abuzimi.

Kjo është një vjedhje e faktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy