Shehu: Rama krijon probleme me Greqinë, për të bllokuar integrimin

Shehu: Rama krijon probleme me Greqinë, për të bllokuar integrimin

Deputeti demokrat Tritan Shehu i sheh marrëdhëniet me Greqinë në pikën më të ulët të tyre, teksa kujton se na ka mbështetur që në vitin 1991, me proceset e integrimit dhe demokracisë, por se tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve po shkojnë duke u keqësuar.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se dëmtohen standardet demokratike në Shqipëri.

Mendoj se ka një veprim të qëllimshëm nga Rama për të prishur marrëdhëniet me Greqinë, pasi Rama nuk e do integrimin europian. Ai është autoritarist, nuk është europianist.

Rrezikohet sërish hapja e negociatave për shkak të këtij veprimi artificial të Ramës. Fatkeqësisht jemi në këtë situatë ngërçi.

Nuk e di se çfarë qëndrimi do mbajë Greqia deri në fund, nëse do vendosë veto ose jo.

Shpresoj që të mos e vërë veton Greqia, pasi pengimi i Shqipërisë në BE, i shërben vetëm Edi Ramës, ndërsa afrimi me BE, vendos nën presion autokracinë e qeverisë shqiptare.

Duke u dënuar shkeljet e demokracisë shqiptare, mos të cenohet procesi ynë i integrimit europian dhe rrugës sonë europiane.

A do bëhet ky aktiviteti ndërqeveritar për hapjen e kapitullit të parë të negociatave?

Duhet të ishte dhënë sinjali. Për mua shenjat nuk janë të mira.

Sa i takon mbylljes së procesit “screening”, Shehu tha se Shqipëria ka përkeqësim në të gjitha indekset e saj, në shëndetësi, korrupsion, krim, parlamentarizëm.

Kemi një përkeqësim të situatës reale në vendin tonë, por pavarësisht nga të gjitha këto, unë jam që sa më shpejt të bëhen hapat drejt hapjes së negociatave.

Është një proces që i shërben vendit, sa më shumë që Shqipëria të afrohet drejt BE, aq më shumë kontrollohet dhe fuqizohet.

Sa më larg t’i qëndrojmë BE, aq më larg i qëndrojmë procesit të integrimit. Edi Rama e di se sa më shumë hapa të bëjmë, aq më shumë zmadhohet lupa që shikon zhvillimin tonë.

Ama kësaj radhe e gjeti të krijojë probleme me Greqinë, pikërisht për të bllokuar procesin e integrimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy