Zgjedhjet e 6 marsit/ Miratohen procedurat e hedhjes së shortit për kandidatët me vota të barabarta

Zgjedhjet e 6 marsit/ Miratohen procedurat e hedhjes së shortit për kandidatët me vota të barabarta

Komisioni Rregullator miratoi procedurën e hedhjes së shortit për përcaktimin e kandidatit fitues për kryetar bashkie në rastet kur dy ose më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së njofton kandidatët me numër të barabartë votash dhe përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore për datën, vendin dhe orën e caktuar për organizimin e shortit. Shorti organizohet nga KQZ në seancë publike dhe përsëritet për secilën zonë zgjedhore ku ka dy ose më shumë kandidatë me numër të barabartë votash.

Gjithashtu, Rregullatori miratoi disa ndryshime dhe një shtesë në vendimin, “Për rregullat procedural për procesin e votimit dhe numërimit elektronik nëpërmjet pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në qendrat e votimit të bashkisë Vorë, qarku Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”.

Shtesa dhe ndryshimi i miratuar përcakton që dorëzimi i pajisjeve PEVN dhe i kutive shoqëruese që mundësojnë votimin dhe numërimin elektronik të realizohet drejtpërdrejte nga KQZ në qendrat e votimit në Vorë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy