Emilio Çika, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare, analizoi në studion e MCN situatën politike në Ukrainë. Çika tha se përveç përballjes politike mes palëve, pavarësisht luftës, ndikimi rus është i pashmangshëm.
Që me fillimin e luftës në 2022 dhe me hyrjen në fuqi të ligjit të luftës, edhe jeta politike atje është në letargji. Por ka disa zhvillime që lidhen me qasjen kryesisht të opozitës kundër disa qëndrimeve të presidentit Zelensky, me disa akuza që kanë të bëjnë me blerjen e armatimeve.
Por ka edhe zhvillime që kanë të bëjnë me akuza direkte ndaj Zelenskyt apo vendimeve të qeverisë së tij. Një muaj më parë, Parlamenti votoi dy ligje që kishin të bënin me një reduktim të pushteteve të dy agjencive antikorrupsion. Kjo solli protesta në Ukrainë dhe madje një përplasje të qeverisë Zelensky dhe BE. kjo çoi në tërheqjen e Zelenskyt. Duhet thënë që ajo situata nuk ka qenë brenda kuadrit demokratik. Ka pasur akuza madje dhe burgosje të ish-kryeministrave. Kujtojmë këtu Timoshenkon apo Janukoviçin. Ka pasur kauza edhe nga opozita kundër Zelenskyt për korrupsion. Kjo do të thotë se situata politike nuk është brenda kuadrit të demokracive europiane. Duhet thënë që lufta ka stopuar përballjen politike dhe kjo sjell edhe paqëndrueshmëri të brendshme.
Është e pashmangshme që ndikimi rus të mos ekzistojë në Ukrainë. Vazhdon edhe në këtë periudhë lufte.
Disa vende evropiane kanë propozuar idenë e një zonë sigurie të demilitarizuar për të ndarë forcat ukrainase dhe ruse pasi të mbarojnë luftimet. Kremlini nga ana tjetër ka sugjeruar që Kina mund të përdoret si garantuese e sigurisë në bisedimet për një marrëveshje paqeje. Çika tha se krahas Kinës, një skenar i mundshëm mund të jetë edhe ia vendosjes së trupave turke, kjo për shkak të rolit që ka mbajtur Turqia gjatë konfliktit mes dy vendeve.
Ka diskutime cilat vende do të marrin pjesë në ato që janë garancitë e mëpasme të sigurisë. Duhet parë se cili është pozicioni i Rusisë në lidhje me vendosjen e trupave europiane. Ka pasur artikuj në mediat amerikane sipas të cilave edhe vetë SHBA ka hedhur idenë e prezencës kineze.
Ajo që do të thosha unë është se mund të dërgohen edhe trupa nga Turqia. Sepse Turqia ka mbajtur rol të ndërmjetëm, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët. Është zgjedhur si vend neutral me s dy vendeve, duke pasur takime të shpeshta me të dyja palët. Pra, është një vend që besohet si nga Rusia, edhe nga Ukraina.



