Abilekaj: Arrestimi i Veliajt goditja më e rëndë që SPAK ka bërë deri tani

Abilekaj: Arrestimi i Veliajt goditja më e rëndë që SPAK ka bërë deri tani

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin Të Paejkspozuariot në MCN TV ka komentuar mbi arrestimin e kryebashkiakut Erion Velija për të cilin u shpreh se kjo është goditja më e rëndë që SPAK ka bërë deri tani.

Ai tha se  me këtë goditje ka prishur karrierën e një njeriu që mendohej se do ishte pasardhësi i Ramës duke ka djegur një karrierë shumë të madhe imponuese.

Sipas tij ne nuk na duhet vetëm arrestimi i Veliajt, por duhet të dimë dhe se ku kanë shkuar fondet, si janë ndërtuar skemat korruptive.

Të hysh në një zyrë shteti më në fund, në një post mbajtës që e ka akoma detyrën që është e rëndësishme e bënë këtë një arrestim të fortë dhe të bujshëm dhe i jep SPAK-ut një imazh krejt tjetër nga ai që ne kemi folur deri tani.

Dhe këtu na lind pyetja nëse është vërtetë SPAK në konturën e Edi Ramës apo jo? Kur Edi Rama e mori Veliajn nën sqetull gjatë fushatës menduam se u mbyll kjo çështje, pa ditur se kishte shkuar masa e arrestit me burg për Veliaj.

Mendoj se SPAK nuk është një strukturë e vetme, nuk është homogjene dhe vërtetë është nën presionin e Ramës, pushteti influencon në vendimet që merr prokuroria dhe gjykata, por duke mos qenë homogjene vijmë në një rezultat si ky.

Po të lexosh me kujdes statusin e Veliajt ai akuzon vetëm një prokuror Olsi Dado sikur ai ka bërë një luftë personale me të, hakmarrje personale, pra për të na thënë se është një prokuror që ka diçka personale me të dhe jo se SPAK ka diçka me Veliajn.

SPAK nuk është se ka një pavarësi ndaj qeverisë, por në fakt kemi një diversitet minimal, por ne nuk na duhet vetëm arrestimi i Veliajt, ne duhet të dimë dhe se ku kanë shkuar fondet, si janë ndërtuar skemat korruptive, ajo e inceneratorëve nëse nuk hetohen dhe dilet në konkluzione ne se dimë se çfarë mund të ndodhë me fondet publike.

Kemi të bëjmë me një punë për tu vlerësuar të Olsi Dados, por duhet parë se si do shkohet deri në fund.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy