“Pse hesht Rama për arrestimin e kushëririt trafikant të Saimir Tahirit”

“Pse hesht Rama për arrestimin e kushëririt trafikant të Saimir Tahirit”

Arrestimi i Moisi Habilajt në Itali, personi që sipas mediave italiane ishte kreu i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria, ngjalli reagim politik në vend, e të shumtë ishin ata që e lidhën emrin e tij me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në këtë linjë shkon edhe deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, që thotë se Moisiu është i afërm i ish-minsitrit Tahiri dhe njëri besnik i kryeministrit Edi Rama.

STATUSI I PLOTE

Pse hesht kryeministri pas arrestimit të Habilaj. Policia italiane raporton për shkatërrimin e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve. Ndër të arrestuarit është dhe një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, besnik i Edi Ramës. Gjithë shqiptarët i kanë të freskëta fotot e Habilaj me drejtorët e Policisë së Vlorës.

Kjo është prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Ishin këto grupe të strukturuara kriminale që me paratë e krimit dhe pjesëmarrjen e tyre deformuan vullnetin e shqiptarëve. Krimi i organizuar e mban peng kryeministrin. Ai nuk ndahet dot nga këto grupe kriminale sepse është i zhytur kokë e këmbë. Kjo është lidhja e Rilindjes me krimin e organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy