Shifrat alarmante të infektimeve nga Covid-19 në vendin tonë kanë sjellë edhe reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Menjëherë pas publikimit të rasteve të reja për 24 orët e fundit në vend, Basha ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter u shprehur se Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.
Kryedemokrati Basha akuzon kryeministrin se paratë e shqiptarëve ja ka dhënë mafias së plehrave në vend që të shtonte mjekët dhe infermirët për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.
“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.
Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.”



