
Presidenti Bajram Begaj, kujton Kongresin e Lushnjës, të mbledhur në vitin 1920 dhe ndan një mesazh lidhur me të, teksa e quan model patriotik.
“Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit.
Delegatët rishpallën besën për mëvetësi të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë.
Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!



