SHBA e shpalli 'non grata', Basha në Tropojë: Të gjitha arritjet e mëdha në vend mbajnë vulën e tij

SHBA e shpalli 'non grata', Basha në Tropojë: Të gjitha arritjet e mëdha në vend mbajnë vulën e tij

Lulzim Basha vijon të këmbëngul para demokratëve se ai është i duhuri për drejtimin e PD dhe se partinë po tentojnë ta përçajnë me diversionet që po bëhen nga kundërshtari. Përballë demokratëve të Tropojës , Lulzim Basha ka marrë në mbrojtje Sali Brishën dhe thurur lavde ish kryeministrit duke i atribuuar atij të gjitha arritjet e mëdha të vendit, duke thënë se ato kanë vulën e tij dhe të PD-së.

Basha tha se beteja e vërtetë është me kundërshtarin dhe armikun e madh të demokracisë regjimin Rama-Doshi. Ndërkohë pak ditë më parë Sali Berisha u shpallur non grata nga SHBA për akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjarëve.

"Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj, gjithçka, që nga rrëzimi i komunizmit dhe demokracia, që nga futja në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë kanë vulën e demokratëve, kanë vulën e Partisë Demokratike, kanë padiskutim vulën me nënshkrim e Sali Berishës. Ndaj, le ta zhvillojmë këtë proces statutorë që na e diktojnë rregullat e brendshme duke e konsideruar një vlerë të shtuar dhe një oportunitet, një mundësi, por po kështu të mos harrojmë se beteja e vërtet është me kundërshtarin, me armikun më të egër të demokracisë dhe të shqiptarëve, me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit dhe kriminelëve me të cilët ka ndaluar përkohësisht aspiratën e Tropojës dhe të Shipërisë për ndryshim", tha Basha.

Basha foli edhe për djegien e mandateve duke thënë se kishte vetëm një qëllim, atë të zgjedhjeve të parakohshme. Duke mbrojtur vendimin e paprecedentë, Basha tha se pa këto beteja do të shkonin duke u zvarritur drejt 25 prillit si bashkëfajtorë dhe si fasadave të regjimit.

Basha u shpreh se dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çojë në një përçarje. Basha kërkoi mbështetjen e demokratëve duke thënë që me votimin e tij do të vendosim PD mbi vetën e tyre dhe nuk do japin shans kundërshtarit të bëjë diversionet që ka nisur me kërkesat për bashkëpunim pa vija të kuqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy