Negociata mes Ramës dhe Berishës? Salianji: Tollovi e ngritur nga Rama

Negociata mes Ramës dhe Berishës? Salianji: Tollovi e ngritur nga Rama

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV mohoi se mes Rithemelimit dhe PS-së kanë nisur negociatat për të normalizuar jetën parlamentare, prej 5 muajsh në kaos.

Salianji tha se negociatat janë tollovi e ngritur nga Rama, për të cilin tha se nuk do reformë zgjedhore.

Fokusi i opozitës për t’u marrë me qeverinë jo me sharjet mes njëri-tjetrit krijon dy fronte politike. Praktikisht kemi dy palë politike, Rama dhe shërbëtorët e vet, përfshirë Lulzim Bashën dhe opozita, Partia Demokratike dhe partitë e tjera të Federatës Opozitare.

Nuk ka në dijeni time negociata, por tërheqje të qeverisë, të parlamentit që kanë komunikime të përhershme mes palëve, nuk ka negociatë, as marrëveshje. Ne duam rikthimin e kushtetutshmërisë së Parlamentit.

Negociatat janë tollovi e ngritur nga Edi Rama. Nuk ka për të patur reformë zgjedhore. Nuk do Edi Rama. Nuk u jep votën emigrantëve, tha në Shkodër se do të vijojë me këtë Kod Zgjedhor që kemi.

Mendoj se PD duhet të bëhet tërheqëse dhe të ketë një ofertë dhe alternativë dhe për elektoratin gri. Unë jam duke thënë se lëvizjet që ndodhin në parlament janë lëvizje të cunguara që se zgjidhin dot krizën parlamentare në këtë formë. Kërkesat e opozitës për komisionet hetimore janë të parat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy