
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas premtimtit të dhënë nga kryeministri Edi Rama për rritje e pagës minimale.
Për kryedemokratin Basha nëse do ishin bërë realitet ato që thotë Rama, Shqipëria nuk do ishte në këtë gjendje.
Ai thotë se pas 7 vitesh premtime të pambajtura, nuk ka njeri që ja vë veshin kryeministrit.
“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij”, shkruan Basha në Twitter.
Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 23, 2020
Kryeministri Rama të mërkurën prezantoi planin e nxitjes së punësimit në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë gjatë periudhës së pandemisë.
Ai premtoi jo vetëm pagesë dyfish të ndihmës ekonomike për personat që kanë humbur vendin e punës, por edhe ripunësim.
Rama theksoi ndër të tjera se veç heqjes së tatim-fitimit dhe TVSH-së për bizneset e vogla, do punohet për rritjen e pagës minimale si në shtet ashtu edhe në privat, deri në masën 30 mijë lekë.



