Analisti Denis Dyrnjaja thotë se ka nisur një hetim për mbivendosje pronash për të gjithë pronësinë në qarkun e Vlorës.
Ai deklaroi për “MCN Live” se çështja më sensitive është ajo e zonave ku janë ngritur rezidencat e pushimit.
Ka patur një hetim të nisur për mbivendosje pronash, manipulim dokumentesh, për të gjithë pronësinë e Vlorës. Çështje shumë sensitive është ajo ku janë ngritur rezidencat e pushimit ku ka ndërtuar Samir Mane dhe më gjerë që nga Uji i Ftohtë në Vlorë dhe më tej.
A ka dijeni KKT për këta investitorët strategjikë që vijnë nga rrënjët e ullinjve, se ka shkuar 2800 euro metri katror në Vlorë. Kemi prokurorinë që nuk vepron.
Janë dhënë lejet e kullave në Tiranë, por asnjë kullë nuk ka filluar deri tani, se nuk kanë lekët. Kush do i fusë lekët?



