Deputetja e PD-së Greta Bardeli tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se janë kryer dy shkelje kushtetuese me miratimin e marrëveshjes me SHBA-në.
Duke vijuar Bardeli tha se duhej mbledhur dhe Komisioni i Jashtëm.
U kryen në mënyrë urgjente mbledhjet e komisioneve. Nuk është se rregullorja e Parlamentit ka afat për pjesën e komisioneve, pro shoh që kemi mungesë të thirrjes së Komisionit të jashtëm sa kohë kemi një marrëveshje ndërkombëtare, patjetër që pjesë e kësaj marrëveshje veç Komisionit të Sigurisë dhe Ekonomisë duhet të ishte thirrur dhe Komisioni i Jashtëm.
Thelbi është procedura që u zbatua në miratimin e kësaj marrëveshjeje. Kemi dy shkelje kushtetuese, tek mënyra procedurale e miratimit. Po kështu nëse ka elementë sigurie, kjo marrëveshje do të botohet në Fletoren Zyrtare. Prandaj opozita ka qenë në alert në lidhje me këtë marrëveshje.



