Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vizitën e tij në kryeqytetin grek, Athinë, më 12 maj.
Duke publikuar një video në rrjetet sociale ku shkruhet, “12 maj Athinë, krenarë për ju”, Rama shkruan:
Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë.
Gazeta “Kathimerini” shkroi pak ditë më parë se ministria e Jashtme greke i kishte kërkuar këshilltarit të Ramës, Endri Fugës, shtyrjen e vizitës, ndërsa bashkia anuloi lejen për tubimin.
Sipas burimeve të kësaj gazete, Rama do të kërkojë nga emigrantët shqiptarë votë kundër Fredi Belerit si kandidat për eurodeputet.



