Në fjalën e mbajtur sot në protestën para bashkisë së Tiranës, përfaqësuesi i PD-së së Rithemelimit Klevis Balliu tha që Veliaj dhe Rama janë pasojë e mungesës së drejtësisë, pasi sipas tij në një vend me drejtësi ata nuk do të jetonin dot.
"Të luftosh Erion Veliajn është detyrë qytetare, të luftosh Ramën është detyrë kombëtare, të luftosh korrupsionin është nder dhe privilegj. Shikoni pak sot sistemin e drejtësisë. Erion Veliaj është pasojë e mungesës së drejtësisë. Edi Rama është pasojë e mungesës së drejtësisë. Këta nuk do të jetonin dot në një vend demokratik dhe me drejtësi. Shikoni gjyqtaren Irena Gjoka, u nxor me dokumente. E gjithë gjykata, zyra e shtypit, bënë një sulm direkt nga denoncimit të liderit të opozitës. Tani që u vërtetua përse nuk largohet kjo zonjë?! Këta, nga drejtorët, te shefat, te ministrat, deputetët, sa më i lidhur me krimin të jesh aq më lart shkon në PS. Rama është kumbari i krimit dhe i drogës në Shqipëri”.



