
Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi deklaroi sot nw takimin e Komsionit se primaret do të zhvillohen në 72 degët e Partisë Demokratike.
Vokshi tha se çdo qytetar mund të regjistrohet si simpatizant në afatet e përcaktuara dhe të vendosë të votojë për kandidatin për qytetar të parë në bashkinë ku jeton.
Ajo që unë dua të theksoj është fakti që primaret janë një proces gjithëpërfshirës. Është risi. Për herë të parë është aplikuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet. Por tashmë primaret do të zhvillohen në 72 degët e Partisë Demokratike. Ato jo vetëm nuk lënë jashtë askënd, por kushdo që beson që ka mbështetje në elektoratin opozitar, por jo vetëm, mund të kandidojë sipas rregullave të caktuara që ne do t’i shpjegojmë edhe sot. Çdo qytetar që beson se vota e tij vlen mund të regjistrohet si simpatizant në afatet e përcaktuara dhe të vendosë të votojë për kandidatin për qytetar të parë në bashkinë ku jeton.
Anëtari i KOKOE, Eno Bozdo ka deklaruar sot se janë përcaktuar dy elementë që nuk kanë qenë në primaret e para më 6 mars, si vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare.
Mësohet se KOKOE organizon procesin zgjedhor të primareve në rolin e një Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve.
Bozdo tha se nuk do të votojë vetëm anëtarësia, por edhe simpatizantët.
Pasi të shpallet data e primareve me vendim të Kryesisë, KOKOE shpall në mënyrë automatike hapjen e procesit zgjedhor që i paraprin fushatës së kandidatëve dhe përfundon me datën e mbajtjes së primareve.
Kemi dy operacione që po ndodhin dhe KOKOE është përgjegjëse: regjistrimi i kandidatëve dhe fillimi i procesit në degët kryesore për regjistrimin e simpatizantëve.
Ne mendojmë se data e përshtatshme për të bërë përzgjedhjen e kandidatëve përfundimtare do të jetë 6-13 nëntor.
Këtu përcaktohen edhe dy gjera të rëndësishme që nuk i kemi pasur në primaret e para më 6 mars: vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare që vlen për anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar ta ndjekin.
Anëtarja e KOKOE, Fatbardha Kadiu theksoi se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatit për primare për bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00. Për të gjitha bashkitë e tjera është 8 nëntor, ora 20:00.
Ajo theksoi se, pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim pasi dokumentacioni do i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike për vlerësimin e kandidaturave dhe është data 13 nëntor kur Kryesia e PD bën linçimin e kandidatëve.
Bazuar në nenin 12 të statutit të PD, pika 3, kandidatët kanë tre opsione: mund të vetpropozohen; të propozohen nga anëtarësia; mund të jenë propozime nga vetë Kryesia e Partisë Demokratike.
Afati i fushatës është një afat përafërsisht 21 ditor.



