Vizita e Blinken/ Nesturi: Konfirmon partnershipin mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Vendos Tiranën zyrtare në një pozicion të mirë

Vizita e Blinken/ Nesturi: Konfirmon partnershipin mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Vendos Tiranën zyrtare në një pozicion të mirë

Analisti Plator Nesturi tha në studion e MCN Live se vizita e Blinkenit në Tiranë konfirmon partnershipin mes SHBA-së dhe Shqipërisë që fokusohet ndryshe në një botë ku ka shumë konflikte në ajër dhe luan rol stabilizues në rajon.

Do ta shohim në 2 aspekte, në momentin që zhvillohet dhe kjo ka të bëjë me elementët e sigurisë globale. Bota po shkon me hapa të shpejtë drejt elementëve që mund ta destabilizojnë atë. Jo vetëm me luftën në Ukrainë, por në Gaza, kemi konflikte të mbartura që mund të shpërthejmë. Pa hyrë në elementët e lojtarëve të mëdhenj, siç është Kina. Është moment që ka sfida. Për Shqipërinë ka domethënie më të madhe. Nëse kemi pasur vizita të Sekretarëve të tjerë, kanë qenë të tilla që krijojnë mbështetje për ecurinë e Shqipërisë dhe japin orientime. Ne kemi mbajtur shënime.

Kjo vizitë e parë në momentumin që ndodhet konfirmon partnershipin mes SHBA-së dhe Shqipërisë, e cila  fokusohet ndryshe në një botë ku ka shumë konflikte në ajër dhe luan rol stabilizues dhe operon ngushtësisht me SHBA-të në këtë rajon.

Kjo vë Tiranën zyrtare në pozicion të mirë. Shqipëria ka më shumë stabilitet, më pak probleme të brendshme se të gjitha vendet e tjera në rajon dhe duke i shtuar dhe elementët e një bashkëpunimi që u pa kur Shqipëria ishte anëtare e Këshillit të Sigurimit. Kjo e vendos Shqipërinë dhe e projekton më mirë sesa vendet e tjera.

Po flasim për stabilitetin, Në termat mikro, për mënyrën si zhvillohet demokracia, jemi të ndërgjegjshëm se kemi ende për të bërë. Është vënë theksi tek lufta kundër korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy