Kikia: Berisha s'duhet të tërhiqet, është "i dënuar" ta fitojë këtë garë

Kikia: Berisha s'duhet të tërhiqet, është "i dënuar" ta fitojë këtë garë

Gazetari Mentor Kikia tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se Berisha nuk duhet të tërhiqet nga kandididimi për Partinë Demokratike. Sipas Kikisë sih-kryeministri është i dënuar ta çojë deri në fund këtë garë dhe ta fitojë.

Berisha nuk duhet të tërhiqet, nje tërheqje e tillë do të thotë një shkrehje totale e PD-së. PD-ja është e destinuar të çarmatohet, të shpërndahet nëse Berisha del publikisht dhe heq dorë nga kandidimi. Berisha është i dënuar ta cojë deri në fund këtë garë dhe ta fitojë. Pritet të shohim si do të vazhdojë lufta me SHBA. Kjo do të vendosë fatin ë  kësaj partie.

 

Më herët Mentor Kikia tha se grupi Alibeaj në PD, është i sponsorizuar nga amerikanët, në mënyrë që të jenë oponentë të Berishës dhe qëllimi nuk është mbajtja e konfliktit në PD, por largimi i Berishës.

Ideja e mbajtjes së PD në konflikt, nuk besoj se ky është qëllimi, por qëllimi është mbajtja të fuqizuar një grup kundër Berishës. Mendoj se kjo është me sponsorizimin e SHBA-vë. Për sa kohë të jetë Berisha, do tv vijojë të ekzistojë grupi anti-Berishë, deri në një proces zgjedhor, kur vota e elektoratit të vendosë përfundimisht se kush do të mbetet ose jo në parlament.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy