Nisja e punës së BKH/ Smith: Partnerët hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por SPAK do t’i hetojë

Nisja e punës së BKH/ Smith: Partnerët hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por SPAK do t’i hetojë

Zëvendës ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Demian Smith ka mbajtur një deklaratë për mediat në kuadër të përfundimit të programit të trajtimit të FBI-së të grupit të hetuesve të BKH-së.

Smith tha se formimin e BKH-së do të bashkohen forcat për të luftuar korrupsionin dhe krimin. Më tej ai tha se partnerët rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por SPAK do të jetë institucioni që do t’i hetojë dhe ndjek penalisht.

“Shqipëria ka ngritur tashmë që të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në. Prokuroria e Posaçme ka qenë duke punuar pa ju, por tashmë ju do të bashkoni forcat kundër korrupsionit dhe krimit.

Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës.

Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërsa dilni nga ky diplomim, ju do të jeni pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit. I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy