
Miratimin pas debateve mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë kundër rezolutës së Dick Marty në të cilën akuzohet Kryeministri Hashim Thaçi si kreu i një grupi kriminal i lidhur me trafikimin e organeve të marra nga serbët që mbaheshin të burgosur gjatë konfliktit në Kosovë, analisti Milaim Zela deklaroi se më këtë opozitë Edi Rama do rrijë në pushtet edhe 20 vite në Shqipëri.
Ai tha për MCN Live se nëse opozita nuk ndryshon strategji, bindja e opozitës se Rama dobësohet përmes strategjisë së gjoja mbrojtjes së Kosovës, është totalisht hipokrite, e ulët dhe e gabuar.
Aq më shumë kur dëgjoja njerëz përgjegjës në kohën e politikës së Millosheviçit ndaj Kosovës, ose Lulzim Bashës i cili ka punuar pikërisht në zyrën juridike të UNMIK në Kosovë se ka hulumtuar krimet e supozuara të krerëve të UÇK.
Basha ka qenë pjesë e ekipit hetues për Shtëpinë e Verdhë në Burrel dhe asnjëherë nuk ka pasur guximin të sqarojë publikisht dy gjëra: Si arriti të siguroj besimin që të futej në këtë zyrë që hetonte krimet e dyshuara të kryera nga UÇK?
Pse në parlament nuk e ngriti një pyetje se kush i dha të drejtë Carla del Ponte që të zhvillonte hetime brenda Republikës së Shqipërisë? Del Ponte ka pasur mandat të bënte hetime vetëm në territorin e ish-Jugosllavisë.
Kush i dha mandat të bëjë hetime për Shtëpinë e Verdhë, këtë duhet të dëgjojnë kokat shqiptare andej dhe këtej kufirit. Opozita duhet të heshte dje dhe ta miratonte rezolutën për pretendimet e Dick Marty.
Krijoi një përrallë e cila de facto u shpik nga një gazetar shqiptar që ka qenë bashkëpunëtor i BBC për të marrë azil jashtë dhe për të deklaruar më tej se është i përndjekur përballë këtij zbulimi se gjoja UÇK u ka marrë organet e trupit, serbëve në shtëpinë e famshme të Burrelit dhe i ka trafikuar dhe shitur në spitalet ndërkombëtare.
Mbi bazën e kësaj gënjeshtre u arrestuan krerët e UÇK. PD e Shqipërisë duhet të dalë dhe të japë shpjegime se për çfarë arsye janë arrestuar këta njerëz në kohën e Berishës, pse është zhdukur Remzi Hoxha, ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës?
Pyetja e fundit, a mendon Lulzim Basha edhe gjithë krerët e PD të Shqipërisë se ne nuk e dimë se deri në cilën datë kanë qenë pas përfundimit të luftës së Kosovës. Ku ishin këta që nuk paraqitën rezoluta për gjenocidin e Kosovës në 2003, 2004, 2005, por tani u ka rënë ndërmend në kohën që e paraqiti Edi Rama dhe këta duhet ta votonin në heshtje.
Në mbyllje të fjalës së tij, Zeka tha se Shqipëria nuk ka pasur përfaqësues të politikës së jashtme në 30 vite, të kalibrit të Edi Rama.



