“AKSHI”, Dyrnjaja: Opozita, e mefshtë për të kërkuar llogari

“AKSHI”, Dyrnjaja: Opozita, e mefshtë për të kërkuar llogari

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se opozita është shumë e mefshtë për të ngritur dhe denoncuar aferën e AKSHI-t, një nga skandalet më të mëdha në vend, duke qenë se kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare. 

 

Sipas Dyrnjasë opozita duhet të sjellë në vëmendje menaxhimin e institucioneve dhe buxheteve që jepen ndërkohë që sistemet nuk punojnë dhe bllokojnë jetën e qytetarëve. 

 

AKSHI është një nga skandalet më të mëdha. Opozita shumë e mefshtë për të kërkuar. Nëse do isha pjesë përbërë e opozitës do i  mëshoja me shumë forcë këtij skandali madhor për çështje jo vetëm aferash, jo vetëm korruptimi, jo vetëm kompromentimi institucional, por këtu kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare. Po flasim për të dhënat sensitive.

 

Ferit Hoxha është ministri i Punëve të Jashtme. Gëzim Hoxha, vëllai i Ferit Hoxhës është një nga personat më të rëndësishëm në grupin e strukturuar kriminal të AKSHI-t. Në këtë rast opozita mund të kërkonte llogari se çfarë ndodh me ligjin antimafia që duhet të veprojë në raport me deklarimet e pasurisë së ministrit të Punëve të Jashtme.

 

A duhet të ketë përgjegjësi ministri i Punëve të Jashtme për punët e të vëllait?

 

Në mënyrë direkte jo, se nuk mban përgjegjësi për një familjar që mund të bëjë veprimtari kriminale. Por për çështje pasurie ligji antimafia duhet të veprojë menjëherë. Nëse del i pastër, vijon rrugëtimin e vet, ama opozita ta sjellë në vëmendje, si standard.

 

Ka 3 ditësh që nuk do të funksionojë e-Albania. Pse nuk funksionon e-Albania? Çfarë ka ndodh me sistemin. Është hakeruar, ka rënë, do bëjmë tender të ri, të japim ca miliona euro të tjera. Këtë duhet të sjellë në vëmendje opozita, menaxhimin e institucioneve dhe buxheteve që jepen për këto. Janë bërë tendera, i është dhënë dikujt tenderi për mirëmbajtjen e këtyre sistemeve. Pse bie e-Albania kaq shpesh. Kadastra nuk funksionon. Nëse nuk funksionon bllokohet linja e noterive që bëjnë veprime në raport me pronat, sistemi i avokatëve që duan të marrin të dhëna. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy