Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Berisha: Përgjegjësi kryesor është Taulant Balla

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Berisha: Përgjegjësi kryesor është Taulant Balla

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në përgjigje të pyetjes së gazetarit se, përgjegjësi kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në fushatën elektorale në Elbasan, është Taulant Balla, i cili duhet të thirret nga SPAK. 

Komenti i vetëm është që autor kryesor politik i ngjarjes është Taulant Balla dhe kjo është shumë evidente. Unë në parlament jam shprehur që të dy ata janë përgjegjës politik për ngjarjen. Por të thërrasësh Gaz Bardhin pa thirrur Taulant Ballën, nuk bën gjë tjetër vetëm prodhon SKAP-in e partisë. Sepse Taulant Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë paratë.  Unë nuk jam për hetime të njëanshme. Unë jam për hetime të vërteta. Nuk mund të pranoj hetimin e njëanshëm, nuk mund të jetë njëri mbi ligjin dhe tjetri mbi ligjin. Ku shkoi Alfred Shehaj? A nuk shkoi prokurori që mashtroi qytetarët në mënyrën më të paskrupullt në SPAK? Si mund t’i besohet SPAK-ut tani. Unë në parlament kam kërkuar hetimin e të dyve. Nuk mund ta mohoj që aty ka pasur ombrellë politike aty,” tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy