Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar një marrëveshje me Federatën e Zvicrës, për dhënien e 1.2 milionë eurove, sa i takon transparencës zgjedhore në vend.
Kanë qenë Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, së bashku me ambasadoren zvicerane, Ruth Huber, ata të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen mes institucionit zgjedhor një Shqipëri dhe shtetit zviceran.
Sipas komisionerit, kjo ndihmë është e vyer për punën e KQZ-së, duke qenë se i vjen në ndihmë dhe i adresohet mungesave që ka, duke shtuar mundësinë e pasjes së zgjedhjeve transparente jo vetëm në 14 maj, kur zhvillohen ato vendore, por edhe më tej.
Pjesë kryesore për këtë akord të arritur, do të jetë edhe investimi në digjitalizimin dhe shtimin e mjeteve digjitale të KQZ-së.
Ambasadorja Huber nga ana tjetër, e ka trajtuar çështjen jo vetëm si një mbështetje financiare për KQZ-në, por edhe si një ndihmë për të rritur demokracinë një vend, duke e çuar bashkëpunimin edhe në nivele të tjera institucionale dhe duke shtuar ndikimin tek to.



