Denaj: Regjistrimi i markës rrit konkurrencën e ndershme për biznesin

Denaj: Regjistrimi i markës rrit konkurrencën e ndershme për biznesin

Për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, regjistrimi i markës dhe patentës së një produkti apo biznesi, është një hap shumë i rëndësishëm si një hap i parë në rritjen e konkurrencës së ndershme në treg.

Këtë deklaratë Denaj e bëri gjatë një takimi informues për biznesin mbi pronësinë industrial të organizuar nga drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, në qytetin e Sarandës.   

Unë do të doja që produkti shqiptar nga #hashtag tek kafeneja, tek kremi i duarve, tek një markë tjetër prodhimi, tek një reçel, të ketë një markë, e cila jo vetëm thotë emrin e personit që e ka krijuar atë që në momentin që vendosi emrin e biznezit, që buroi nga zemra,  por në vetvete ka menduar sesi do ta çojë atë jo vetëm tek tregu, por deri tek perceptimi i secilit qytetar që do ta blejë”, u shpreh Denaj.

Ndërsa duke iu referuar qytetit të Sarandës, të cilin çdo vit e vizitojnë mijëra turistë, Denaj tha,  se ka një avantazh, ajo preket nga të huajt dhe kjo prekje ndodh në të gjitha produktet.

Shqipëria që prej vitit 1993 është shtet anëtare e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe çdo vit nga kjo organizatë lancohet një slogan i dedikuar. Për këtë vit slogani është “Biznesi tek Pronësia Intelektuale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy