Berisha, thirrje Zuckerberg dhe Musk: Ndëshkoni terrorin dixhital të Ramës!

Berisha, thirrje Zuckerberg dhe Musk: Ndëshkoni terrorin dixhital të Ramës!

Kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje Mark Zuckerberg dhe Elon Musk që të ndëshkojnë atë që e konsideroi si terrorin dixhital të Ramës.

Berisha tha se është shpikur një aplikacion ku nëse nuk i bëhet “like” kryeministrit ikën nga puna!

Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve. PD do konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim. A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet dixhitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë. Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën ‘like’, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi. Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy