Balla: Berisha bëhet më qesharak sesa vetë Portokallia

Balla: Berisha bëhet më qesharak sesa vetë Portokallia

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i kërkon ish-kryeministrit Sali Berisha të kërkojë falje për publikimet e tij për thasët e drogës postuar në statusin e tij Facebook, pasi janë thasët e Portokallisë.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook mesditën e së shtunës, Balla i drejtohet Berishës duke i thënë se si ka mundësi që je bërë kaq qesharak?!

Me tej, Balla pohon se “Po si ka mundësi që edhe reklamën e Portokallisë ti e nxjërr si postim tendin se gjoja permes qytetarit dixhital ke zbuluar “super-skandalin” me kanabisin. Dil tani dhe thuaj: Më falni po qenkan tallë përsëri me mua. Nuk qenka droga e qeverisë, por thaset e Portokallisë”.

“Neser do te çojme ca foto te tjera te vitit 2006, 2007, 2008, ……, 2013. Kujdes se mos e ha përsëri. Deri të dielën në darkë sa fillon Portokallia, të qeshë njerëzia me ty”, shkruan Balla.

Një ditë më parë, ish- kryeministri Sali Berisha shkruante në statusin e tij se “Polici dixhital denoncon: Drogën e Saje qorrit dhe tezakeve te tij në një magazine tek Pusi i Mezinit! Sb”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy